75 Mall Live Search
17:03 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Komiteti Shtetërorë mban takimin e parë me temë ‘Reforma për diasporë’

Komiteti Shtetërorë për Diasporën i drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur sot takimin e parë me temën e reformës për diasporë.

Takimi u mbajt sot në ambientet e Kryeministrisë. Sipas njoftimit, misioni i këtij Komiteti të drejtuar nga Rama ka përbërje Ministrat kryesorë.

“…është përgatitja e linjave orientuese për politikat e reja në fushën e diasporës, propozimi i mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve jashtë vendit, nxitja e dialogut dhe koordinimit për zbatimin e strategjisë etj”, thuhet në njoftim.

Më tej, në mbledhjen e parë të Komitetit ishte i pranishëm Kryeministri,  Edi Rama dhe gjithashtu anëtarët e tjerë, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ministrja e Drejtësisë,  Etilda Gjoni, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko etj.

Përpara anëtarëve të Komitetit, Majko prezantoi të gjithë reformën legjislative të realizuar deri më tani në fushën e diasporës, Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Diasporën, programin lidhur me samitin e dytë të diasporës, që pritet të mbahet në nëntor, propozimet mbi të drejtën e votës për shtetasit jashtë vendit dhe gjithashtu pasqyrën financiare të vizitave të Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Ndërsa e vuri theksin tek rëndësia e një strategjie të qartë për diasporën, Ministri Majko tha se nevojitet një strukturë e cila do t’u imponohet institucioneve në mënyrë që zbatimi të jetë sa më efikas.

“Jemi në fundin e fazës së parë të reformës për diasporën; gjithçka e kemi të strukturuar me ligj”, tha Majko.

Ai u ndal gjithashtu tek problematikat më urgjente për zgjidhje si regjistrimi, kurikula mësimore, struktura e shpërndarjes së librave për nxënësit jashtë vendit etj./Indeksonline/