Bordo në vitin 2020 organizon Kupën e Botës në futbollin e robotëve
Rreth 90 centimetra të lartë, skelete prej alumini, këmbë katrore, ekipi “Rhoban” i laboratorit francez të kërkimit në informatikë (Labri) që ka fituar dy vite radhazi (2016-2017) titullin prestigjoz të kampionit të botës në futbollin robotik është një prej pretendentëve kryesorë.
Këto tituj kanë bindur shoqatat, universitetet dhe pushtetin publik që të paraqesë kandidaturën e Bordosë për vitin 2020, që u përcaktua zyrtarisht këtë të hënë në Montreal (Kanada), ku u hap sot edicioni i vitit 2018.
Robo-Kupa u propozua për herë të parë në vitin 1996 nga një shkencëtar japonez për të stimuluar krijuesit e robotëve me një sfidë të çmendur, që të krijohet deri në vitin 2050, një ekip robotësh krejtësisht autonomë të aftë të mundin ekipin me njerëz që është kampion bote në futboll.