‘Skenë horrori’, sulmuesi godet me thikë pasagjerët e këmbësoret (Video/Foto)
Në një qytet të Kinës është filmuar një skenë horror.
Një sulmues me thikë ka goditur pasagjerët e autobusit dhe këmbësorët, duke lënë të paktën 10 të plagosur, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Videoja e skenës tregon se viktimat janë mbuluar me gjak.
I dyshuari është arrestuar dhe policia po heton rastin më tej./Indeksonline/