Bëhet shpërthimi i valixhes në Tiranë, çfarë kishte brenda
Valixhja e dyshimtë e gjetur në afërsi të Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është shpërthyer por është njoftuar nga policia nuk kishte asgjë brenda saj.
Njoftimi i plotë
Informacion Paraprak
Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, dhe bënë shpërthimin e kontrolluar.
Në valixhe nuk kishte asgjë.