75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa ndërpret shfaqjen, qan teksa largohet nga skena (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa për shkak të problemeve me shëndetin ka lënë koncertin në gjysmë natën e mbrëmshme, në Denver.

Ajo kishte filluar këndimin, por për shkak të një problemi me veshët është detyruar ta ndërpresë, duke ndjekur kështu këshillën e mjekëve.

Dua ishte larguar me lot në sy sepse po ndihej shumë keq për koncertin që po linte në gjysmë. Teksa u ka premtuar adhurueseve se koncerti do të riaranzhohej, dhe i ka këshilluar të mos i humbnin biletat./Indeksonline/