75 Mall Live Search
19:31 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas 4 muajsh kërkim, gjendet trupi i pajetë i kosovarit (Foto)

Pas katër muajsh kërkim, është gjetur trupi i të moshuarit Vesel Bulica nga Kaçaniku.

Familjarët kanë treguar për “Indeksonline” se i ndjeri është gjetur në fshatin Biqec, disa kilometra larg vendit ku kishte jetuar, Strazha.

Ndërkohë, për kërkimin e Buliës ishin angazhuar shumë banorë të fshatit të tij.

Poashtu, pjesëmarrës në kërkim të tij ishin edhe forcat e Policisë së Kosovës dhe institucione tjera të sigurisë.