75 Mall Live Search
12:24 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Që nga nesër, Policët e Kosovës do të patrullojnë edhe në Shqipëri

Policia e Kosovës bën të ditur se që nga nesër do të fillojë patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Republikën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë që të dielën me datë 01.07.2018, turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta.

Fillimit të patrullimeve të përbashkëta do ti paraprijë takimi i cili do të mbahet në ora 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmice, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit” thuhet në njoftim./Indeksonline/