Mjafton vetëm të më qesh një djalë, unë jam e gatshme të shkoj me të kudo
Unë kisha seks të mrekullueshëm në tryezën time të kuzhinës me partnerin e mikut më të mirë, pasi ai më shoqëroi për në shtëpi.
Kjo ishte hera e parë që tradhtova dhe u ndjeva mirë.
Ka pasur djem të shumtë që nga ajo kohë dhe unë e di se jam duke e futur vetën në një problem të madh.
Unë mendoj për seks gjatë gjithë kohës.
Unë jam 47 vjeçare dhe burri im është 49.
Ne kemi qenë të martuar për 20 vite.
Ai filloi të ketë probleme ereksion tri vjet më parë. Ai ka probleme me zemër prandaj nuk mund të përdor viagra. Unë isha në rregull me këtë gjë, ose kështu mendoja.
Ne ishim të ftuar te shtëpia e shokut tim më të mirë për një parti 5 muaj më parë.
Pas disa ore burri im mori një thirrje emergjente dhe ai i tha shokut të tij të më çonte në shtëpi.
Unë isha e lumtur pasi kisha pirë disa gota alkool dhe me të vërtetë po e shijoja ndejën. Ishte mesnatë dhe unë isha kogja e dehur. Shoku i burrit tim më çoj në shtëpi siç e planifikuam por unë fillova të argëtohesha gjatë kohës që shkonim në shtëpi me veturë.
Kur ne mbërritëm në shpi unë isha eksituar ndërsa ai ishte i gatshëm, kështu që e lash të ketë seks me mua në tavolinën e kuzhinës.
Ky ishte vetëm fillimi.
Tani unë kam marrëdhënie pothuajse çdo ditë.
Një djalë mjafton vetëm të më qesh mua në rrugë dhe jam e gatshëm të shkojë kudo qoftë me të.
Po ndihem sikur çdo ditë po shkatërrojë çdo gjë rreth meje dhe martesën time.
Unë dua ta ndalojë këtë gjë, por trupi im nuk po më lejon.
Përgjigje:
Përpiquni që të mendoni se çfarë do të ndodhë nëse burri juaj e kupton atë çfarë bëni. Është vetëm një çështje kohe para se të ju zë dhe jeta juaj do të shkatërrohet.
Të paktën duke pranuar që keni një problem jeni në gjysmë të rrugës për ta zgjidhur atë.
A e doni burrin tuaj mjaftueshëm që të përpiqeni t’i lini këto gjëra për të? Nëse po,bisedoni me atë se si mund të punoni së bashku për të ringjallur martesën tuaj.
Ju sugjerojmë që të shihni së bashku mjekun e tij të përgjithshëm./Indeksonline/