Publikohen foto të telefonit Android Go nga Samsung
Prej kohësh është spekuluar në lidhje me një telefon Android Go nga Samsung ndërsa sot kemi disa foto të tij.
Përveç informacioneve rreth harduerit të pajisjes, fotot zbulojnë se Samsung do të përdorë Androidin e tij të modifikuar pavarësisht se telefoni është pjesë e programit Android Go.
Sipas SamMobile, programi Android Go nuk kërkon instalimin e versionit të pastër të Android, por mjafton që telefonët Go të jenë më të shpejtë dhe më efikasë.
Nuk dihet se kur Samsung do të prezantojë telefonin Android Go apo në cilat vende do të shitet e as sa do të kushtojë.