Nëse pritni të keni ditë të keqe që në mëngjes, do të ndodh ajo
Gjithkush ka ndonjë ditë kur zgjohet në anën e gabuar të shtratit, duke u ndjerë gati që dita të përfundojë para se të keni filluar.
Dhe shkencëtarët thonë se zakon i vjetër mund të jetë një e vërtetë. Hulumtimi tregon se njerëzit që janë në gjendje të keqe që në mëngjes, pastaj luftojnë gjatë gjithë ditës.
Ata q presin të kenë një ditë të keqe që nga fillimi, kanë një funksion të më të keq të trurit vonë pasdite, sipas një studimi, sepse efektet e stresit janë vendosur edhe nëse asgjë e keqe nuk ndodh.
Kjo redukton kujtesën e trurit, duke pasur kështu më shumë gjasa që të bëjnë ndonjë gabim ose të luftojmë për t’u përqendruar.
Ekipi që bëri hulumtimin thotë se gjetjet e tyre mund të përdoren për të ndihmuar njerëzit të relaksohen në mëngjes për të përmirësuar pjesën tjetër të ditës së tyre./Indeksonline/