75 Mall Live Search
20:06 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtari i partisë së Kusari-Lilas anëtar i Bordit në Termokos?

Ndonëse në zgjedhjet e fundit të përgjithshme mori vetëm 1000 vota, zyrtari i partisë së Mimoza Kusari-Lilas (Alternativa), Hasan Preteni pritet të ‘rehatohet’ në njërin prej institucioneve të kryeqytetit.

Indeksonline mëson se, sipas gjitha gjasave, ai pritet të jetë anëtar i ri në Bordin e “Termokos”-it. Kjo nuk është hedhur poshtë nga ish-drejtori i Agjencisë Anti-Korrupsion.

Në një prononcim të shkurtër, Preteni ka thënë se është intervistuar për tu bërë anëtar i kompanisë e cila për qëllim ka ngrohjen qëndrore të Prishtinës.

“Vendimet bëhen publike. Mu nuk më ka thirrë askush dhe nuk më ka njoftu. Komisioni i aksionarëve në Kuvendit komunal duhet me vendos. Mirëpo mu nuk më ka ftu askush dhe s’kam konfirmim zyrtar prej tyre. Unë kam konkurs dhe jam intervistu mirëpo rezultat zyrtarisht askush s’më ka njoftu”, ka thënë ai.

Shpend Ahmeti lidh koalicion me këtë parti! (Foto)