75 Mall Live Search
08:34 / E Premte, 06 Korrik 2018 / k.v

Çfarë duhet të hani gjatë marrjes së antibiotikëve?

Antibiotikët janë një lloj ilaçesh që luftojnë bakteret. Ata funksionojnë, ose duke vrarë bakteret ose duke e ndaluar riprodhimin e tyre.

Këto barna shpesh shkaktojnë efekte anësore gastrointestinale, të tilla si: të përziera, diarre, fryrje në stomak, dhimbje barku, humbje të oreksit.

Ushqimet e duhura mund të ndihmojë për të parandaluar efektet anësore të shkaktuara nga antibiotikët, transmeton Indeksonline.

Disa nga ushqimet që duhet ti konsumoni kur përdorni antibiotikë janë, qepa, hudhra, babanaet, kosi, drithërat.

Ndërkaq, gjatë kohës sa jeni duke përdorur antibiotikë, është mirë që të shmangni përdorimin e alkoolit./Indeksonline/