Vedati “zhgënjehet” nga shokët, thotë se qeni është miku më i mirë! (Video)
Aktori ndër më të dashurit në shqiptari, Vedati i Stupcave me pothuajse çdo gjest të tijin, i bën të gjithë të qeshin.
Ai njihet për role të shumta që mbesin gjatë në mendje si Liku, Fuka, etj, shkruan Indeksonline.
Këto ditë Vedati është duke shijuar ditët e nxehta të verës në një vend turistik, nga ku po sjell moment për ndjekësit.
Në një video të publikuar në Instagram, Vedati shfaqet në pishinë me një qen të plastikës, për të cilin thotë se është më besnik se njerëzit.
Kujtojmë se Vedati ka provuar vetën edhe në muzikë, duke sjell një bashkëpunim me reperin Lumi B. /Indeksonlnie/