Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj sot punimet e seancës plenare të lënë gjysmë nga dje. Sipas njoftimit, vazhdimi i seancës do të bëhet sot nga ora 10.
Në rend të ditës janë shtatë pika të mbetura pa shqyrtuar nga dje, transmeton Indeksonline.
Ky është rendi i ditës:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë. /Indeksonline/