75 Mall Live Search
16:36 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Për një cigare, piloti rrezikon jetën e qindra udhëtarëve

Një ngjarje e çuditshme dhe për më tepër, e rrezikshme ka ndodhur gjatë fluturimit të linjës Hong Kong-Dalian në Kinë gjatë ditës së martë.

Ndërkohë që po fluturonte normalisht, avioni filloi të humbte lartësi në mënyrë të shpejtë, ndërsa udhëtareve i dolën maskat e oksigjenit duke shkaktuar panik në bord.

Disa minuta më vonë, avioni filloi të fluturojë normalisht.

Pasi kanë konstatuar këtë problem, zyrtarët lokalë zbuluan se e gjithë kjo kishte ndodhur për shkak të pilotit, i cili donte që të pinte një cigare elektronike.

Duke tentuar që të ndalonte avullin e saj në zonën e pasagjerëve, ai shtypi butonin që pengon qarkullimin e ajrit, por padashje kishte bllokuar edhe oksigjenin.

Automatikisht, avioni kaloi në zbritje urgjente duke lëshuar maskat duke tentuar zbritjen në një lartësi të parrezikshme.