“Instagrami” bie nga sistemi, mijëra përdorues nuk mundën të kyçen
Rrjeti “Instagram” ka rënë për shumë përdorues në të gjithë botën, duke mbetur kështu pa shikuar më të rejat aty.
Ky rrjet social pati probleme edhe në platformën në kompjuter ashtu edhe në telefon, duke e bërë të pamundur që të kyçesh.
Më shumë se 3000 raportime kanë ardhur nga përdoruesit vetëm për pak minuta pasi që ra nga sistemi./Indeksonline/