“Game of Thrones” bën namin me nominimet Emmy
“Froni i Shpatave” është i nominuar 22 herë për çmimet Emmy.
Sezoni i shtatë i dramës fantastike është vlerësuar në kategorinë e dramës më të mirë, por dhe për aktorët, Peter Dinklage, Lena Headey, Dianan Rigg dhe Nikolaj Coster-Waldau.
Seriali ndiqet nga një tjetër dramë e HBO-së, Westworld dhe komedia show Saturday Night Live, ku të dyja së bashku kanë marrë 21 nominime.