Lotët e djemve për zhytësin që u mundua t’i shpëtojë
12 djemtë që u shpëtuan nga shpella në Tajlandë u vjen keq për marinarin që ka vdekur gjatë operacionit për shpëtimin e tyre.
Saman Gunan, zhytës vullnetar ka humbur jetën më 6 korrik pasi që mbeti pa oksigjen gjatë operacionit në shpellën ku mbetën të ngujuar 12 djemtë.
Ai është shpallur hero në të gjithë botën.
Djemtë e shpëtuar dhe trajneri i tyre kanë mësuar tek të shtunën për vdekjen e zhytwsit pasi që mjekët thanë se ata janë të gatshëm të pranojnë atë lajm të hidhur.
“Të gjithë kanë qarë, kanë shkruar mesazhe ngushëlluese në fotografinë e tij dhe e kanë nderuar me një minutë heshtje”, ka thënë sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së Tajlandës.
Të fotografuar në spitalin në të cilin po shërohen, djemtë janë mbledhur rreth portretit të zhytësit.
“Ata e kanë falënderuar dhe i kanë premtuar se do të bëhen djem të mirë”, ka thënë sekretari i Ministrisë.