23:27 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjeni ngushëllim në listën e mëposhtme/ ja sa kalori digjni duke bërë punët e shtëpisë

E kush do të ishte ai që do të prekte punë shtëpie me dorë, nëse këto të fundit do të bëheshin vetë ? Ehh atë e dimë, punët e shtëpisë nuk bëhen vetë dhe jo të gjithë kanë mundësinë të punësojnë një person që t’i bëjë punët e shtëpisë për ta ! Megjithatë do të gjeni ngushëllim më poshtë!

Të punuarit në shtëpi, djeg kalori!

Quajeni si një stërvitje ! Dikush shkon në palestër e paguan dikë për t’i bërë punët e shtëpisë, ju nga shtëpia, pa harxhuar asnjë lekë dhe vendin ku jetoni e pastroni dhe vini në formë ! Një studim i kryer nga ëebsite Plentific, rendin krahë punëve të shtëpisë kaloritë që do të digjte një person me peshë 68 kg.

1. Nderja e rrobave – 171 kalori për orë.
2. Fshirja me fshesë – 269 kalori, që do të thotë që nëse fshini për 30 minuta digjni 135 kalori.
3. Lëvizja e mobilieve – 408 kalori, të barazvlefshme me sasinë që do të digjnit nëse do të luanit për 30 minuta tenis.
4. Të merresh me kopshtari – 339 kalori
5. Lyerja e një dhome – 306 kalori
Duke qenë se është një punë që zgjat zakonisht rreth katër orë atëherë ju digjni 1200 kalori