75 Mall Live Search
12:53 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ngecin edhe veturat, reshje të mëdha të shiut në Shqipëri (Foto)

Thuajse e tërë vera po kalon me një mot të ftohtë. Tashmë jemi në fund të korrikut dhe më shumë ka reshje shiu se diell.

Kësisoj ka nisur edhe kjo javë në Kosovë dhe Shqipëri.

Madje reshjet e shiut në Shkodër janë shumë më të mëdha, transmeton Indeksonline.

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale tregojnë saktësisht gjendjen momentale në Shkodër që është shkaktuar nga reshjet e shiut ku veturat thuajse kanë ngecur në rrugë./Indeksonline/