75 Mall Live Search
07:17 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si j u ndihmon uthulla e mollës të humbni peshë?

Jeni duke pirë uthull molle çdo ditë sepse keni lexuar dhe keni dëgjuar për përfitimet e shumta shëndetësoretë saj? Epo keni absolutisht të drejtë, sipas studimeve e provave të shumta laboratorike është vërtetuar se uthulla e mollës është e aftë të ndërveprojë në shumë procese metabolike duke ulur nivelin e sheqerit në gjak, duke redultuar yndyrëm, përshpetjuar organizmin e shumë gjëra të tjera.

Megjithatë, vetëm për shkak se uthulla e mollës konsiderohet eliksiri i shëndetit, nuk do të thotë që ju ta konsumoni pa kriter apo në çfarëdo lloj forme.

Me fjalë të tjera, ndiqni të gjitha këshillat e mëposhtme për të shmangur të gjitha efektet negative të uthullës së mollës në organizëm.

E pini të paholluar në ujë

Uthullën e mollës duhet ta konsumoni të tretur në ujë gjithmonë në raportin 1:2 (uthull-ujë) sepse aciditeti me siguri do të irritojë fytin, ezofagun dhe stomakun.

Pijeni me pipzë

Edhe pasi të jetë holluar , uthulla e mollës mund t’ju dëmtojë dhëmbët, ndaj mënyra më e mirë është ta konsumoni me pipzë.

E pini pas vaktit kryesor

Momenti më i përshtatshëm për të pirë uthull molle në mënyrë që të përfitoni maksimalisht , është në mëngjes esëll ! Duhet të prisni të paktën 20 minuta para se të hani diçka.