Bujar Gjikolli emërohet drejtor i Klinikës së Radiologjisë
Bujar Gjikolli është përzgjedhur si drejtor i ri në Klinikën e Radiologjisë pranë QKUK-së.
Konkursi ka qenë publik në të cilin Gjikolli është vlerësuar me më së shumti pikë, gjithsej 375.
“Jam i nderuar me respektin dhe privilegjin ti shërbej edhe më shumë populit e institucioneve të Kosovës. Falemnderit të gjithëve për përkrahje” ka thënë doktori Gjikolli pas pranimit.
Për këtë pozitë kishin konkurruar edhe tre kandidatë tjerë, Serbeze Kabashi, Arben Kutllovci e Gani Morina./Indeksonline/