Vetura godet ariun, në magjistralen Prishtinë-Pejë [Pamje+16]
Para pak çastesh një veturë ka goditur një ari në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Indeksonline mëson se ariu nuk i ka mbijetuar plagëve duke ngordhur kështu në vend.
Ngjarja ka ndodhur konkretisht afër udhëkryqit të Malishevës.
Nga aksidenti nuk raportohet për viktima, veçse dëme materiale, shkruan Indeksonline.
Njësitet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.
Më poshtë shikoni pamje të rënda: