Protesta pasi vazhdon të dobësohet valuta e Iranit
Protestat në disa qytete iraniane kanë shpërthyer mes një rënie të mprehtë në vlerën e rialit dhe problemeve të tjera ekonomike përpara vendosjes së sanksioneve të ripërtërira të SHBA-së.
Rreth 100 vetë dolën në rrugë në qytetin e Sartit në veri, si dhe në qytetet e Shirazit, Ahavzit dhe Mashadit.
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se protestat u mbajtën pa leje dhe se pati ndërhyrje nga ana e policisë.
Autoritetet thonë se të gjitha protestat janë shpërndarë para mbrëmjes.
Edhe dje rreth 200 njerëz protestuan në Karadzh, në perëndim të Teheranit. Policia tha se protestuesit u përpoqën të dëmtojnë ndërtesat publike, por dështuan.
Valuta iraniane rial ka rënë në një nivel rekord të ulët për shkak të shqetësimit mbi rinovimin e sanksioneve të SHBA që do të hyjnë së shpejti në fuqi.