75 Mall Live Search
13:59 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Arsenalit e vërejtën se çfarë Xhaka i bëri Nelsonit pas golit ndaj Lazios (Video)

I riu i Arsenalit, Reiss Nelson i dhuroi Arsenalit dje epërsinë, 1-0 përballë Lazios në fitoren e skuadrës së Unai Emeryt, 2-0.

18-vjeçari e gjeti golin pas topit të kthyer nga goditja e Alex Iwobit. Megjithatë, ai sërish mori disa kritika nga një bashkëlojtar i tij.

Pas golit të tij, i riu i Arsenalit u përgëzua nga Granit Xhaka para se të merrte edhe disa këshilla nga mesfushori kosovar.

Xhaka shihej dike i thënë Nelsonit se ishte në pozitë jashtë lojës dhe se duhet të jetë i kujdesshëm në situata të tilla në të ardhmen.

Nelson dukej paksa i trullosur nga kritikat e bashkëlojtarit të tij duke i shpjeguar se çfarë kishte bërë gabim.

Dhe natyrisht se ky moment nuk iu ka ikur aspak tifozëve të Arsenalit, të cilët e lëvduan Xhakën për lidershipin e treguar./IndeksOnline/