75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pret në takim lamtumirës ish-ministren Reshitaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim lamtumirës ish Ministren e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Haradinaj e ka vlerëruar lart besnikërinë ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte që Reshitaj ka bërë në ministri.

“Ministrja e deritashme e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, i ka sherbyër me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes. Prita sot në takim lamtumirës ish ministren Reshitaj, të cilës ia shpreha falemnderimin tim, për besnikëri ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse. Duke i dëshiruar suksese në karrierë, Albena Reshitajt i ofrova bashkëpunim edhe në të ardhmen, në shenjë respekti të personalitetit dhe profilit të saj profesional dhe politik” ka shkruar Haradinaj.

Albena Reshitaj ka dhënë dorëhqje nga posti i ministres javën që shkoi, për arsye personale.