75 Mall Live Search
15:03 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kampanjë për ndalimin e konsumimit të mishit të qenit

Udhëheqësit e kampanjës thërrasin politikanen, Theresa May që të marrë masa për të ndaluar konsumimin e mishit të qenëve në Britani, pasi ata pretendojnë se praktika është në rritje, transmeton Indeksonline.

Aleanca Botërore e Qenve kanë nis një fushatë për ndalimin e përdorimit të mishit të qenve.

Ata besojnë se imigrimi nga Lindja e Largët po përhapet në të gjithë Evropën.

Kongresi i SHBA-së është gati për të vënë rregull që të ndalohet konsumimi i qenit në gjithë Amerikën.

Kampanjuesit kanë bërë thirrje për ndalimin e ngrënies së qenve në Britani, pasi thonë se praktika shqetësuese është në rritje në të gjithë Evropën.

Grupi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Qenve, (WDA), po nis një fushatë në Britani të Madhe këtë vjeshtë për një ndalim të plotë të konsumin e mishit të qenve.

Megjithëse, zakoni për të ngrënien e mishit të qenit është përballur me revoltë në shumicën e vendeve të botës, në Britani është e ligjshme duke vrarë qen për të ngrënë dhe konsumuar mishin e tyre./Indeksonline/.