Robin edhe model? Ja çfarë bëri sot në Amerikë (Video/Foto)
Boksieri shqiptar me famë botërore, Robin Krasniqi dhe e dashura e tij, modelja Heidi Lushtaku po qëndrojnë në Amerikë, transmeton Indeksonline.
Për vizitë apo për punë, çifti ishin në studion e fotografit shqiptar, Fadil Berisha, ku Heidi po bëhej gati duket se për një set fotografik.
Në anën tjetër, Robin po e shoqëronte atë, teksa ka publikuar edhe videon me mbishkrimin “Në studion e të madhit, Fadil Berisha”.
Çifti herë pas here publikojnë fotografi të bukura bashkë, që reflektojnë dashuri dhe jetë të lumtur.
Heidi është një modele e bukur, e cila merr pjesë në kampanja reklamuese të firmave të ndryshme, ndërsa Robin Krasniqi njihet në boks, si kampion në WBO & WBA.