75 Mall Live Search
22:30 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Goli i mrekullueshëm i Marcelos gjatë stërvitjes me Real Madrid Castillan (Video)

Marcelo ishte protagonist i ”show-it” në seancën e sotme stërvitore me Real Madrid Castillan.

Mbrojtësi brazilian shënoi një gol të jashtëzakonshëm, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi i krahut të djathtë stërviti përkrah Raphael Varane dhe Casemiros në ”Valdebebas”.

Ndërsa, pjesa tjetër e skuadrës do ta përfundojnë turneun para-sezonal në International Champions Cup me ndeshjen finale ndaj Romës nesër.

”Los Blancos” do të përballet pastaj me Atletico Madridin në Super Kupën e Evropës më 15 gusht.

Sa i përket golit të Marcelos, ai e shënoi me një goditje mbrapa portës. Shijojeni./IndeksOnline/