Si rrallë herë në botën arabe bëhet e ditur se gruaja e Assad-it po vuan nga kanceri! (Foto)
Presidenti Bashar Al Assad ka qëndruar së fundi në spital bashkë me bashkëshorten e tij Asma al-Assad.
Kjo pasi Asma al-Assad ka filluar trajtimin për kancerin e gjirit të fazës së hershme, transmeton Indeksonline.
Një fotografi zyrtare e publikuar së fundi shfaq presidentin sirian duke qeshur pranë gruas së tij e cila qëndronte e shtrirë duke u mjekuar.

Ndërkohë nuk është bërë e ditur se ku është duke u trajtuar dhe njoftime të tilla publike janë të rralla në botën arabe, ku kanceri konsiderohet si një tabu.
Dyshja janë të martuar për 18 vite dhe kanë tre fëmijë, Hafez, Zein dhe Karim.
Gruaja e të parit të Sirisë nuk u shfaq shumë në publik por gjatë dy viteve të fundit ka shumë më aktive kur burri i saj u kritikua si një kriminel lufte./Indeksonline/