Real Madridi shkakton ”trazira” te Chelsea – lanson ofertën astronomike drejt Hazard
Real Madridi nuk e ka ndërmend që të dorëzohet për transferimin e fantazistit të Chelseat, Eden Hazard, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri është i bindur se klubi do t’i rezistojë çdo oferte për Hazard para 31 gushtit.
Por, Real Madridi dëshiron që ta zëvendësojë të larguarin, Cristiano Ronaldo me anësorin e Chelseat, duke i ofruar 200 milionë funte.
Në fillim të verës, Real Madridi kishte ofruar 150 milionë funte, por duket se oferta e klubit madrilen është rritur tashmë.
Hazard e ka refuzuar së fundmi rinovimin e kontratës me pagë javore prej 300 mijë funte në javë pavarsisht një bisede me trajnerin e ri, Sarri.
Së fundmi, Chelsea shiti portierin, Thibaut Courtois drejt Real Madridit, dhe portieri belg e ka këshilluar bashkëkombasin e tij, Hazard të transferohet te Chelsea./IndeksOnline/