Barte vogëlushin e ngordhur, balena e lëshon atë pas 17 ditësh
Një nënë balenë, ka lëshuar më në fund të voglin e saj, pas 2 jave që e mbante të ngordhur.
Ajo kishte udhëtuar së bashku me të për 1000 milje, për 17 ditë me radhë.
Nëna e moshës 20 vjeçe, e njohur si J35 ose Tahlequah, theu zemrat e të gjithëve anembanë globit, të cilët u prekën nga historia e balenës së hidhëruar.
J35 thuhet se ka humbur edhe dy pasardhës tjerë që kur lindi për herë të parë në vitin 2010./Indeksonline/