Mërgimtares nga Kamenica i vidhet çanta me dokumente personale
Një qytetare nga Kamenica me punë të përkohshme në Zvicër i është vjedhur qanta e dorës me dokumente si patente shoferi zviceran, letërnjoftimin,dy kartela të bankës zvicerane, kartela të sigurimit shëndetësor dhe të holla në vlerë prej 100 eurove.
“Ankuesja shqiptare shtetase e Kosovës në fshatin Muqivercë , komuna Kamenicë, me pune te përkohshme ne Zvicër ka raportuar policisë se derisa ka qen mysafirë tek familjaret e saj , personat e pa njohur nga vetura e saj GOLF 6 me targa zvicerane, te cilën e ka len me dyer jo te mbyllura me çels dhe pa mbikëqyrje në rruge i dyshimti i pa njohur tani për tani i ka marre qante e dorës që e kishte në ulse të veturës ku ne qantë ka pasur dokumente : Patentë shoferin Zviceran , Letërnjoftimin e Kosovës, Dy kartela te bankës Zvicerane , dy kartela te sigurimit shëndetësorë dhe të holla ne vlere prej 100 €”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti i referohet NJHK-ës./Indeksonline/