Britanikët u fotografuan të zhveshur para një monumenti historik në Itali, kërkohen nga policia
Një kërkim i madh është duke u zhvilluar në Itali pasi dy turistë britanikë hoqën veshjet e tyre dhe realizuan fotografi para një monumenti të famshëm të Romës.
Një nga britanikët mund të shihet duke hequr edhe të brendshmet teksa u vërshuan në ujin e monumentit në fjalë në kryeqytetin italian, transmeton Indeksonline.
Ata u filmuan përderisa qesheshin dhe tregonin me shaka muskujt e tyre para turistëve të zhgënjyer.
Policia tani është duke i kërkuar në bazë të xhirimeve të realizuara. Monumenti në fjalë ishte i ndërtuar për të vdekurit e luftës e që në fillim ishte realizuar në nder të Victor Emmanuel II, një prej mbretërve të Italisë.
Ky nuk është shembulli më i mirë i turistëve por nuk është rasti i parë. Më parë disa turistë ishin parë teksa po gdhendnin inicialet e tyre në muret e Kolosseumit të Romës dhe duke e përdorur si banjo një nga monumentet historike të Venedikut.
Në Romë përmes ligjit janë munduar të gjobisin turistët e padisiplinuar në të kaluarën. Madje për këtë arsye në Venedik gjatë gjithë kohës persona të zyrtarizuar patrullojnë vazhdimisht duke kërkuar sjellje të çoroditura përgjatë vizitave tek monumentet historike./Indeksonline/