75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ekran gjigant në stërvitje për t’i analizuar kundërshtarët, e bën skuadra nga Bundesliga

Skuadra e Bundesligës, Hoffenhaim, ka revolucionarizuar kampin stërvitor, duke ngritur një ekran gjigant për të analizuar kundërshtarët dhe për t’i përmirësuar gabimet në kohë reale. Dhe po, poashtu për luajtur FIFA kohë pas kohe.

Besohet se trajneri Julian Nagelsmann donte të ngrinte ekranin kështu që ai dhe skuadra e tij nuk do të kenë nevojë për të ndaluar trajnimin për t’u konsultuar. Kjo është ajo që quhet efikasitet.

Sipas njoftimeve, katër kamera përdoren për të regjistruar sesionet e trajnimit, ndërsa trajneri mund ta përdorë iPad-in e tij për të kontrolluar ekranin gjigant.

Nagelsmann, i cili konsiderohet si një nga menaxherët më të talentuar në lojë, në mënyrë të qartë ka një filozofi unike e cila i funksionon mjaft mirë. Këtë e dëshmon edhe fakti që Real Madridi i ofroi punë një muaj më parë, por trajneri i talentuar gjerman e refuzoi. /IndeksOnline/