75 Mall Live Search
19:54 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hitleri kishte marrëdhënie seksuale me aktoren e tij të preferuar, detajet tregoi vajza e saj

Vajza e aktores së preferuar të Adolf Hitlerit kishte folur në detaje lidhur me lidhjen e nënës së saj me diktatorin nasit.

Aktorja austriake, Romy Schneider besonte se nëna e saj gjermane, Magda, gjithashtu aktore, kishte fjetur me Hitlerin.

Schneider e cila vdiq në vitin 1982 vetëm 44 vjeç, bëri kërkesa të jashtëzakonshme në një intervistë në vitin 1976, e cila nuk është transferuar kurrë më parë.

Por gazetarja gjermane, Alice Schwarzer do të transmetojë më në fund intervistën muajin e ardhshëm, duke thënë se Schneider ishte e bindur se nëna e saj kishte marrëdhënie seksuale me Hitlerin, transmeton Indeksonline.

Magda Schneider, martesa e së cilës me babanë e Romy-t u ndërpre në vitin 1945, dihet se kishte vizutuar Hitlerin në Obersalzberg.

Hitleri madje kishte deklaruar se Magda Schneider ishte aktorja e tij e preferuar.Ndërsa në intervistën që dikur ajo kishte dashur të mos transmetohet tregohen detaje të sakta se ku ajo kishte qëndruar me Hitlerin.

Intervista thuhet se do të quhet: Një mbrëmje me Romy. Videoja do të bëhet publikë më 16 shtator./Indeksonline/

Extended Run