Shoqëria civile në Preshevë kundër idesë së Thaçit
Valon Arifi,aktivistë i shoqërisë civile nga Presheva,ka mbetur I vetëm në kundërshtimin e ides së Presidentit Thaci për korrigjimit të kufijëve mes Kosovës e Sërbisë,ku kërkohet që Presheva ti bashkohet Kosovës.
Derisa I gjithë spektri politikë I Luginës së Preshevës,është shprehur pro shkëmbimit të territoreve, Arifi për lajm.tv ka deklaruar,se një ide e tillë eshtë e rrezikshme për rajonin, dhe mundë të arsyetohet vetëm nëse shqiptarët e Preshevës bashkë me Kosovën I bashkohën Shqipërisë.
“ Fillimisht nuk dua të marr të drejtën të flas në emër të të gjithë shoqërisë civile në Luginë,ama personalisht mendoj se ide të tilla,që Presidenti Thaci pretendon se janë të tijat,e realisht janë ide të vjetra te politikanëve fashist serb,nuk duhet të pranohen”
-Parimisht,si aktivist për të drejtat e njeriut,jam kundër shteteve në vija etnike,por nësë një gjë e tille nodh mes Kosoves dhe Sërbisë,atëher ekzistimi I Republikës se Kosovës e humbe arsyen e ekzistences,bashkë më Luginën duhet ti bashkohet Shqipërisë,me qe ska kuptimn një popull shqiptar i ndarë përball një Sërbie të bashkuar”
“Se sa janë unik,politikanët tanë lokal,më së miri e kemi parë në seancën e fundit të Kuvendit të Preshevës, ku dy këshillar të rinj,rrahen mes vete për arsye banale,është shprehur Arifi,duke potencuar se lideret lokal të Preshevës veprojn emocionalisht,jo me mendje të qetë,e besa kalkulojn edhe përfitime elektorale edhe në këso qështje që janë shumë të ndjeshme për secilin qytetar shqiptar në Luginë të Preshevës”.
“Sa herë del ndokush nga politikanët e Kosovës e thot se Presheva duhet të I bashkohet Kosovës,ata reagojn emocionalisht,fillojn e I besojnë,duke e ditur që nuk ka mundësi të ndodh një bashkim I Preshevës me Kosovën pa I dhënë diqka Sërbisë”
Valon Arifi është ndër të paktit shqiptar të Luginës së Preshëvës që është kategorisht kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës,duke e ndërlidhur atë më ngjarjet që do të ndodhin pas,nësë një gjë e tille ndodh
“Personalish,pak kohë më parë kam qenë në pjesën me shumicë serbe të Bosnjës,saktësisht e kam kuptuar entuziazmin e tyre dhe vullnetin për të shkuar në referendum për bashkim më Serbinë. Nësë shqiptarët e rëndom e dijm se sa shumë investon financiarisht Serbia tek Serbet ne Kosove,po e them shumë sinqerisht,se jo me pak, investon edhe ne Republiken Serbe te Bosnes,ndaj korrigjimi I kufirit te Kosovës me Sërbine,që nënkupton edhe bashkimin e Luginës Preshevës me Kosovën,mundë të arsyetohet, vetëm nësë Kosova bashkë me Luginën I bashkohet Shqipërise,duke e ditur,se nje gjë e tille do tendikoj në krijimin e kufijëve te rinje në të gjithë Balkanin Perendimor,Rep.Serbe te Bosnes,Sanxhakun e Vojvodinen” thekson Arifi
Se si e sheh zgjidhjen e qështjes së Kosovës me Sërbinë ,duke potencuar faktin se Presidenti serb Vucic deklarohet se nuk pranon asnjë marrëveshje ku Serbet humbin gjithcka, Valon Arifi shprehet:
“Seriozisht,as nuk e kuptoj as nuk arrij me kuptu faktin qysh pala Kosovare hynë në dialog me Sërbinë për qështjen e Kosovës. Une mendoj se Republika e Kosovës nuk ka problem politike me Sërbinë,është Sërbia ajo që ka problem me realitetin e ri ne Balkan,realitet ky që ka ardhë pikërisht për shkak politikanëve fashit serb të viteve të 90’ta,e që realisht sot drejtojn shtetin serb,andaj,po e ritheksoj,perveq porblemeve teknike,njohja e diplomave,lëvzja e lire etj etj,Kosova nuk duhet të pranoj për asnjë kusht dialog me Sërbinë për statuin e Kosovës,I cili është vullnet I më shumë se 90% të qytetarëve te Kosovës.
Zgjidhja mes Kosovës e Sërbisë është problem që po I gutet qeverisë Serbe,dhe aryeja dihet që është ë plotesismii i kushteve per integrim ne BE.Integrim ky që Serbia pa njohje reciproke me Kosovën , nuk mundë ta realizoj. Se qka po I gutet palës Kosovare këtë nuk arrij me kuptu. As liberalizimi vizave,as integrimi I Kosovës ne BE,nuk varet nga Serbia,prandaj mendoj që pala Kosovare duhet jetë e qete,dhe të ndërtoj shtetin e vetë, me standarde për qdo qytetar të saj,pa dallim kombi feje apo ngjyre,të krijoj system të mirfillt të drejtëisë,të luftoj korrupsionin,të promovoj dhe rrespektoj të drejtat e njeriut,meritokracin etj,për mua këto të fundit janë më të rëndësishme se njohja e Kosovës nga Sërbia.Keto te fudnit ndikojn drejperdrejt ne jetën e qytetarit te Kosovës. E jo njohja apo mos njohja e Kosovës nga Sërbia. Qeveria Serbe është po e njejta që nuk ka mundur te ndal shpalljen e pavarsis së Kosovës,e as nuk mundë të ndal ndërtimin e shtetit të Kosovës, është Kosova ajo nga e cila Sërbia varet për tu integruar ne BE,prandaj le të pranoj realitetin e Republikës së Kosovës me kufijtë e saj,gjithmone duke rrespektuar të drejtat e shqiptarve të Luginës së Preshevës sikur të qdo qytetari tjetër ne shtetin e vet” përfundon Valon Arifi aktivistë I shoqërisë civile ne Preshevë I cili për vullnetin e shpallur ne referundimin e 1992 të qytetarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën thotë :
“Ështe fakt që dhe sot,99% e qdo shqiptari në Luginë dëshiron të jetë pjesë e shqiptarëve të bshkuar,në Kosovë apo Shqipëri.Rrjedhoj e kësaj dëshire,ishte edhe vetë lufta e UCMPB’s,dëshirat janë qështje emocionale,në politikë emocionet nuk kanë vend,nëse ne kërkojm të drejtën e rrespektimin të referndumit tonë,kush mundë ti ndaloj të drejtën e referendumit serbëve të veriut,apo shqiptarëve të Maqedonisë,ose Vojvodinës apo Republikës serbe te Bosnes. Tensionimi i ballkanit perendimor apo krijimi I kufijëve të rinj,nuk është në interes të politikave te SHBA’s,Bashkimit Europian ,Natos e askujt tjetër, andaj veq se po faktohet një ndikim indirekt apo direct I interesave Rusë në ballkan,ndikim ky qw nuk pati sukses ne Mal te Zi ,Maqedoni e tash po e provon me Kosoven”