Arrestohet një person në Podujevë, hakoi personalitetet publike përmes internetit
Një ‘krim’ kibernetik ka ndodhur në Podujevë.
I dyshuari i cili tashmë është arrestuar përmes internetit ka hyrë në sistem kompjuterik dhe ka arritur të shpërndajë viruse kompjuterike nëpër profile te përdoruesve të rrjeteve sociale, duke dëmtuar imazhin e personaliteteve publike si dhe përfitim material.
Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar: 1 shtëpizë kompjuteri, 2 llap top, 2 telefona celular, 1 USB memorie dhe 9 kartela bankare.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/