75 Mall Live Search
13:29 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Modelja inspirim për gjithë botën, kjo është arsyeja

Modelja, këngëtarja dhe tekstshkruesja, Marsha Elle, nuk kishte veshur pantallona të shkurtra ose funde në publik deri në moshën 23 vjeçare.

Kjo përshkak të këmbës së lënduar dhe protezës, të cilën e mban nga mosha 5 vjeçare, transmeton Indeksonline.

Tani 25 vjeçare, ajo vendosi që të paraqitet në një foto me rroba banje. Ajo kurrë nuk kishte guxim të ndajë fotografi, për shkak të paragjykimeve.

Por, kur ajo e bëri këtë, jeta e saj ndryshoi plotësisht.

“Mua më erdhi aq energji pozitive”, tha ajo.  “Kjo ishte kur dyert filluan të hapen – kur fillova të jem më transparente, e ndjeshme dhe e sinqertë për atë që po ndodhte”, ka shtuar ajo.

Njerëzit e të gjitha moshave dhe aftësive mund të ndihen të vlerësuar për atë që janë. Qindra të gjymtuar nga e gjithë bota po marrin mesazhin e saj në dhjetra gjuhë.

Karriera e saj muzikore fitoi, ndërsa tashmë aktivizohet edhe si modele dhe është inspirim në mbarë botën për guxim dhe jetën e lumtur, pavarësisht pengesave fizike.

Elle ka lindur me mungesë fokale proksimale të femurit, e cila shkakton një keqformim të kofshës së sipërme që e bën një këmbë shumë më të shkurtër se tjetra.

Kur ajo ishte 9 muajshe, ajo udhëtoi me nënën e saj nga Haiti në SHBA për të marrë kujdes mjekësor. Ajo mori protezën e saj të parë kur ishte 5 vjeç./Indeksonline/.