75 Mall Live Search
11:02 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Foshnja gjendet e vdekur në një çantë në kryeqytetin shqiptar

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tiranë. Një fëmijë është gjetur i braktisur pa shenja jete në një çantë hedhur në rrugë.

Zbulimi tronditës është bërë në rrugën “Azem Galica”.

Sipas policisë, foshnja ishte e porsalindur ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën.

Do të jetë kryerja e analizave të ADN-së që do të çojnë në identifikimin e nënës së fëmijës.

Policia u njoftua nga disa kalimtarë për çantën e dyshimtë.

Pas kontrollit të kryer u bë zbulimi i tronditës.