75 Mall Live Search
17:44 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nora ‘ngrit temperaturat’ në Turqi, ‘djeg’ rrjetin

Pas një vere të nxehtë e me plot koncerte, Nora Istrefi ka nisur pushimet me familje në Turqi, shkruan Indeksonline.

Ajo njihet për forma trupore ndër më të tonifikuara në estradë, edhe pse nënë e vajzës Rene.

Nora nuk ndalon së sjelluri hite, por kujdeset me dinakëri për fizikun e saj.

Ju veçse jeni të njohur me pamjen e saj, por pushimet e 2018-ës sjellin freski në memorien tuaj, e për këtë kujdeset vet Nora.

Ajo ka publikuar fotografi sexy dhe provokative në profilin e saj në Instagram, gjersa pëlqimet dhe komentet për imazhet perfekte nuk kanë të ndalur.

Këtë mund ta vlerësoni vet, gjersa në Instagramin e Norës veçse janë rritur temperaturat e vera do vazhdojë edhe përgjatë muajin shtator./Indeksonline/.