Kërkesa e opozitës mbi kufijtë, Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër
Kërkesa e opozitës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme do të diskutohet nesër në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.
Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD javën e kaluar kanë kërkuar të mbahet një seancë e jashtëzakonshme më 4 shtator, për një debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Rezoluta, e cila pritet të prezantohet në këtë seancë, ka vetëm një pikë: “Që askush nuk ka të drejtë ta negociojë dhe cenojë territorin e Kosovës”./Indeksonline/