Nuk e lejonte të vinte në punë pa sytjena, 25-vjeçarja hedh në gjyq shefin
Një kamarere ka vendosur të padisë shefin e saj për shkelje të të drejta të njeriut pasi ky i fundit e kishte ndaluar të vinte në punë pa reçipeta.
25- vjeçar, Christina Schell u pushu pasi refuzo të zbatonte kodin e veshjes sipas të cilit ishte e nevojshme mbajt e reçipetave poshtë bluzës gjatë orarit të punës. Christina kishte më shumë se 3 vite që nuk mban reçipeta pas një problemi shëndetësor dhe në momentin që iu kërkua që t’i vishte ajo refuzoi kategorish.
Por klientët e biznesit ku ajo punonte filluan të ankoheshin, kështu që shefi u detyrua ta pushonte nga puna.
Duke folur për Neës Global 25-vjeçarja u shpreh:
“Unë nuk mendoj se asnjë qenie njerëzore duhet të jetë në gjendje të diktojë ndërresat e një personi tjetër”.
Schell shtoi se nuk dëshiron të punojë përsëri në fushën e golfit, por dëshiron që njerëzit të dinë për këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në provincën Alberta të Kandasë.