75 Mall Live Search
15:02 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjërat që duhet bërë në muajin e parë të punës së re

Sigurisht muaji i parë në punën e re di të jetë emocionues dhe i vëshitrë. Muaji i parë zakonisht është për tu përshtatur në vendin e punës dhe për të njoftuar me të gjithë puntorët. Indeksonline ju sjell listën e gjërave që duhet t’i bëni në muajin e parë të punës së re.

Të njoftoheni me të gjithë

Pothuajse të gjithë pajtohen që gjëja e parë më e rëndësishme është të njoftoheni me kolegët e punës.  Nëse jeni lider i ri i ekipit atëherë është dy herë më e rëndësishme që të njoftoheni me të gjithë.

Jeni të hapur dhe të ndershëm por pozitivë

Mbani një qëndrim të mirë, buzëqeshni kur njoftoni persona të ri, shtrëngoni duart dhe prezantoni vetën tek të gjithë që ta shohin se sa i lumtur jeni që po punoni aty. Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme.

Hartoni fillimisht një plan specifik  

Nuk mundeni që sa po të hyni të filloni të ndryshoni gjërat por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni asgjë. Fillimisht kërkoni detyra të vogla dhe të padëmshme që mund t’i kryeni.

Indetifikoni gjërat që dini t’i bëni

Mos e lejoni menaxherin dhe bashkëpunëtorët të harrojnë për gjërat që ju dini t’i bëni.  Jo të flisni vazhdimisht por të merrni dal nga dal pronësinë e gjërave që ju bëni.

Gjejeni një shok

Edhe nëse keni mbi 30 vjet përvojë pune, kur të shkoni në një punë të re duhet të gjeni një shok që të kuptoni gjërat se si shkojnë në vendin e punës dhe të keni dikë që mund ta pyesni rreth punës. Bëjeni një shok të punës por assesi shefin.

Kur jeni në dyshime, pyesni

Kur jeni në dyshim për ndonjë gjë është më mirë që të pyesni dhe të kërkoni ndihmë se sa të vazhdoni vetë dhe të dilni i pa aftë

Qëndroni i përgatitur

Kjo është për të dhënë një përshtypje të mirë dhe për të qenë në krye të përgjithësive tuaja. Një tavolinë e çrregullt mund të dërgoj një mesazh të keq për bashkëpunëtorët tuaj.

Mësoni se si dhe pse i bëjnë gjërat

Kur të filloni ndonjëherë mund të jeni e hutuar ose e frutuar me disa procese të kompanisë. Prandaj mësojeni me fillimi këto gjëra./Indeksonline/