75 Mall Live Search
17:14 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fëmijët e konceptuar me metodën IVF, kanë gjasa më shumë të kenë probleme me zemër

Mijëra fëmijë të lindur çdo vit me metodën IVF  mund të jenë në rrezik për probleme të rënda të zemrës në jetën e mëvonshme, sugjeron një studim.

Shkencëtarët gjetën shenja të  “plakjes vaskulare të parakohshme” tek fëmijët deri në moshën 11 vjeçare, të cilët ishin konceptuar si rezultat i  trajtimit të fertiltetit.

Dhe nga mosha 16 vjeç, fëmijët IVF kishin gjashtë herë më shumë gjasa të kenë presion të lartë të gjakut- një faktor i madh rreziku për sulme në zemër dhe goditjes në tru.

Shkencëtarët besojnë se mënyra se si embrionet janë fekonduar dhe manipuluar para se ato të futën në mitrën e një gruaje mund të shkaktojnë ndryshime të vogla gjenetike që ndikojnë në zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut të foshnjës.

Ata paralajmërojë se përdorimi i IVF “mund të ketë ardhur me një çmim” për shumë fëmijë, të cilët mund të pësojnë sëmundje kardiovaskulare si rezultat./Indeksonline/