NASA nis raketën që të testoj parashutën
Nasa ka nisur raketën nga agjencia “Wallops Flight Facility” në Virginia që të testojë parashutën supersonike për uljen e roverit të ardhshëm në Mars, transmeton Indeksonline.
Kjo raketë u nis të premten dhe me vete mbarte parashutën supersonike. Parashuta është rikthyer pa dëmtime dhe është dërguar në Wallops për inspektime të mëtutjeshme.
Ky ishte një test i rëndësishëm për misionin “Mars 2020”. /Indeksonline/