Cardi B e njohur për gjuajtjet me këpucë
Artistja Cardi B përveç muzikës njihet edhe për karakterin gjak-nxehtë dhe për veprimet kontroverse që bën, transmeton Indeksonline.
Gjatë javës së kaluar Cardi pati një konflikt me artisten tjetër Nicki Minaj. Përveç që u mundua ta godiste me grushte, Cardi e gjuajti me këpucë por nuk ja arriti qëllimit.
Por ky nuk është rasti i parë që Cardi mundohet të godas dikë me këpucë. Cardi B në të kaluarën kishte goditur me këpucë ish të dashurën e producentit të saj, Asia Cole, në një emision.
Arsyeja se pse Cardi e kishte goditur Asian ishte sepse kjo e fundit e akuzonte se reperja kishte kryer marrëdhënie me të dashurin e saj./Indeksonline/