75 Mall Live Search
19:23 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Plastika po i rrezikon edhe breshkat në det

Përdorimi gjithnjë në rritje i plastikës dhe paqëndrueshmëria që bartet me të është alarmante. Çdo ditë, me tonë mbetje plastike përfundojnë në deponitë dhe në oqeanet.

Sipas OKB-së, tetë milion tonë mbetje plastike përfundojnë në oqeane çdo vit dhe numrat nuk kanë treguar ndonjë përmirësim, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, dëmton shëndetin tonë dhe mjedisin, ajo ka një efekt të ashpër në organizmat detarë.

Sipas studimeve të nxjerra nga instituti shkencor australian kohët e fundit, u zbulua se një copë e vogël e plastikës rrit rrezikun e vdekjes të një breshke të detit me 22 përqind, duke cilësuar për herë të parë rrezikun që ndotja plastike paraqet për breshkat e detit .

Ishte e paqartë më parë nëse plastika në oqeane vrau breshkat e detit ose nëse thjesht i preknin ato pa ndonjë dëm të madh.

Sipas studiuesve në CSIRO, më shumë se gjysma e breshkave detare të botës mendohet të kenë plastikë, pasi miliona tonë mbeturina vazhdojnë të hidhen në oqeane çdo vit./Indeksonline/.