75 Mall Live Search
17:41 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Autorja e esesë “Si ta vrisni bashkëshortin  tuaj”, arrestohet me akuzën se e ka vrarë bashkëshortin e vetë

Jeta është shndërruar në art për një shkrimtare, transmeton Indeksonline.

Shkrimtarja e esesë “Si ta vrisni bashkëshortin tuaj”, Nancy Crampton – Brohphy është arrestuar me akuzën se ka vrarë bashkëshortin e vetë.

Policia e qytezës Oregon e arrestoj Nancyn tre muaj pas vdekjes së bashkëshortit. Ajo është marrë në paraburgim dhe po trajtohet si e akuzuar.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë motiv apo provë pse Nancy është arrestuar.

Nancy e kishte shkruar esenë para 7 vite./Indeksonline/