75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Babë e birë përplasen për muri nga stuhia e madhe

Një baba dhe biri i tij janë goditur për muri, pasi i barti një stuhi e fuqishme që ka goditur Hong Konkung.

Videoja tregon forcën ekstreme të stuhisë, e cila goditi Filipinet si një stuhi e kategorisë së 5- e që është kategoria më e fortë- duke lënë të paktën 64 të vdekur.

Në video shihen babë e birë pasi përplasen për muri, duke u munduar të kthehen në bazën e tyre, dhe të shpëtojnë nga stuhia.

Kjo stuhi e fuqishme gjithashtu theu dritaret, prishi pemët, hoqi skelet në  ndërtesat që ishin në ndërtim e sipër dhe ka krijuar edhe zona të shumta të përmbytura nga uji./Indeksonline/